Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 26. maj 2023. Ruzhica Stankoviq nga Bujanoci u ka bërë apel qytetarëve nga Bujanoci dhe Vranja që do të shkojnë sot në tubimin e Aleksandër Vuçiqit, që të heqin dorë nga mëditjet e tyre ose të mbledhin parat e biletave të autobusit, të cilat nuk i paguajnë dhe t’ia dhurojnë Teodorës së vogël nga Vërtogoshi, e cila ka nevojë për ndihmë për trajtimin e saj në Turqi.
– Kështu një gjestë i mirë do të konvertohej n ë dy të mira: do të mbështesnin Presidentin Vuçiq dhe do ta ndihmojë Teodorën të shërohet. Fqinjët e mi të dashur, dëshmojeni se keni vullnet për një gjest të tillë! – thotë Ruzhica.
Apeli që ajo ka përçuar është krejtësisht jopartiak, jo opozitar, as proqeveritar, por jashtëzakonisht njerëzor. Ruzhica u prek nga historia për Teodorën në portalin tonë pasi siç thotë ajo është fëmija ynë dhe duhet ndihmuar.
– Unë nuk jam anëtare e asnjë partie, nuk më interesojnë përkatësitë partiake, ndaj nuk do të doja që kjo të keqinterpretohej. Teodorës së vogël i duhen 70 mijë euro për të vazhduar trajtimin në Turqi, që mendoj se nuk është një shumë e madhe nëse bashkohemi.
Propozimi i saj është që të gjithë ata që do të shkojnë sot në takimin në Beograd, dhe kanë transport dhe nuk paguajnë biletën, të marrin një pjesë të parave, që përndryshe do t’i jepnin për biletën e autobusit, t’i dërgojnë në llogarinë e Teodorës.
– Për ata që marrin rrogë do ta kenë më të lehtë të heqin dorë të paktën nga një pjesë e të njëjtës mëditjeje, sepse me këtë do të bëjnë një vepër të mirë – thotë Ruzhica për portalin tonë.
Kujtojmë se Teodora Stajiq, vajza njëmbëdhjetë vjeçare nga Vërtogoshi, ka nevojë për trajtim me qeliza staminale në Turqi, për të cilin nevojiten rreth 7 milionë dinarë, të cilat familja Stajiq nuk mund t’i mbledhë vetë, siç ka shkruar më parë Bujanovačke.
Janë hapur llogari për të ndihmuar Teodorën përmes fondacionit “Start Life”, duke dërguar mesazhe 140 në kodin 3800 për ta ndihmuar Teodorën që të ketë një fëmijëri më të lumtur. Çmimi i mesazhit është 200 dinarë.