REGJISTRIMI: BUJANOCI NË MESIN E KOMUNAVE ME MË SHUMË RINI, PUBLIKOHEN EDHE SHIFRAT MBI NUMRIN E GRAVE, BURRAVE DHE PLEQËVE MBI 85 VJEÇ

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 26. maj 2023. (Foto ilustrim nga arkivi) – Banorët e komunës së Bujanocit dhe Preshevës, me moshë mesatare më të vogël se 40 vjet, janë ndër banorët më të rinj të Serbisë. Ata janë më të rinjtë në rrethin e Pçinnjës, ndërsa banorët e Bosilegradit, me një moshë mesatare 48 vjeç, janë më të moshuarit në nivel rrethi.

Mosha mesatare e banorëve të komunës së Bujanocit është 38.8 vjet, me faktin se femrat janë mesatarisht një vit më të vjetra se meshkujt, përkatësisht mosha mesatare e femrave është 39.37 vjet, ndërsa e meshkujve 38.24.

Kjo i radhit bujanocasit ndër më të rinjtë në Serbi, sepse janë 5 vjet më të rinj se mesatarja kombëtare, dhe dallimi në moshë mes meshkujve dhe femrave është 2 vite më i vogël.

Enti Republikan i Statistikave ka publikuar rezultatet përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë në Republikën e Serbisë për moshën dhe gjininë sipas situatës më 30 shtator 2022. Mosha mesatare e popullsisë së Republikës së Serbisë është 43.8 vjeç, me femra duke qenë mesatarisht rreth tre vjet më të moshuara se burrat (mosha mesatare e grave është 45.2 vjeç dhe e burrave 42.4 vjeç). Krahasuar me Censusin e vitit 2011, mosha mesatare është rritur me rreth një vit e gjysmë.

Nga gjithsej 41.068 banorë të komunës së Bujanocit, 20.684 janë meshkuj, ndërsa femra janë gjithsej 20.384. Numri më i madh i meshkujve (1.754) dhe femrave (1.724) i përkasin grupmoshës 25 deri në 29 vjeç.
Burrat dhe gratë e moshës 85 vjeç e lart përbëjnë numrin më të vogël të popullësisë – 294 banorë
Mosha mesatare e banorëve të Preshevës është 37.57 vjet, që e radhit këtë komunë, së bashku me Bujanocin, ndër komunat më të reja në Republikën e Serbisë. Në Preshevë, nga gjithsej 33.449 banorë, 16.676 janë meshkuj dhe 16.773 femra. Numri më i madh i tyre (3003) janë të moshës 25 deri në 29 vjeç.
Përveç Bujanocit dhe Preshevës, komunat “më të reja” në Serbi janë Sjenica, Novi Pazari dhe Tutini, ndërsa komunat “më të vjetra” (me një moshë mesatare 50 vjeç e lart) janë Cërna Trava, Babushnica, Gaxhin Hani, Svërljigu, Rekovec dhe Negotini .




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *