PËR SHKAK TË TUBIMIT NË BEOGRAD, NUK PUNOJNË PARALELET E ÇERDHES NË FSHATRA EDHE PSE DREJTORI THOSHTE SE NUK DO TË KETË ASNJË PASOJË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26. maj 2023. Rreth 30 fëmijë nga fshatrat e Bujanocit sot u detyruan të qëndrojnë në shtëpi, pasi paralelet e ndara të çerdhes “Gëzimi ynë” nuk po punojnë për shkak të shkuarje në Beograd të edukatorëve të kopshtit në tubimin “Serbia e Shpresës” të Aleksandar Vuçiqit. Për të njëjtën arsye, grupet janë bashkuar në kopshtin e fëmijëve në Bujanoc, kështu që një edukatore kujdeset për një numër dukshëm më të madh të fëmijëve sesa duhet. Doli se nuk kishte të drejtë drejtori i kopshtit, përparimtari Millovan Aleksiç, kur pretendonte se nga tubimi nuk do të pësonin as fëmijët dhe as prindërit.
Aleksiq i mohoi të hënën informacionet që kishte Bujanovaçke, se pikërisht kjo do të ndodhte ditën e tubimit, duke na ftuar të kontrollojmë kur të vijë koha, gjë që Bujanovaçke e bëri sot.
Në Rakoc e gjetëm derën e kopshtit të mbyllur dhe në shkollën aty pranë na thanë se mësuesja ishte në tubim. Prindërit na konfirmuan se janë njoftuar një ditë më parë se kopshti nuk do të funksionojë të premten.
Ne gjithashtu verifikuam dhe konstatuam se kopshti nuk është duke funksionuar as në Sërpska kuqë. Arsyeja është e njëjta – tubimi.
Fëmijët nuk mund të shkonin as në kopshtin e fëmijëve në Spançevac.
Gjithsej janë rreth tridhjetë fëmijë në paralelet e ndara në këto tri lokalitete.
Pra po e pësojnë fëmijët nëpër fshatra dhe prindërit e tyre, edhe pse Aleksiqi kishte thënë se kjo nuk do të ndodhë, ndërkohë që po e pësojnë edhe fëmijët në Bujanoc.
Disa prindër na thanë se nuk i çuan fëmijët sot në kopsht për shkak të bashkimit të grupeve.
Në tubim kanë shkuar gjysma e mësimdhënësve, përfshirë të gjithë praktikantët dhe asistentët personalë, mëson Bujanovačke.
Prandaj, një edukatore kujdeset për fëmijët e dy grupeve.
– Kopshti funksionon, por si, kanë bashkuar grupet, kështu që një edukatore duhet të kujdeset për një numër shumë më të madh fëmijësh sesa mundet, sesa duhet. Prandaj fëmijët e mi sot nuk kanë shkuar në çerdhe – na tha një grua nga Bujanoc.
– Do të ishte më praktike sikur Aleksiqi pasi mori edukatoret, t’i kishte marrë edhe fëmijët në tubim , që të kujdeseshin për ta, vetëm që fëmijët të shihnin edhe Beogradin – tha me ironi një prind.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *