INSPEKCIONI NË TEREN: MË SHUMË DEPONI TË EGRA KA RRETH BUJANOCIT

Bujanoc, 30. maj 2023. Inspeksioni komunal ka konstatuar se në gjithë komunën e Bujanocit po mbijnë deponi të egra, për të cilat qytetarët e Bujanocit kanë shkruar me vite të tëra. Inspektorati paralajmëron se do të ndëshkojë qytetarët që hedhin mbeturina në anë të rrugës ose jashtë vendit të caktuar për këtë qëllim.
Kreshefi i drejtoratit për punë të inspeksionit në Bujanoc, Metin Ramizi, ka lëshuar një deklaratë ku thotë se gjatë kontrolleve në terren shërbimi inspektues ka hasur në disa deponi ilegale në lokacione të ndryshme përgjatë rrugëve lokale nëpër fshatra.
Inspektorati apelon qytetarët që të mos hedhin mbeturina në anë të rrugës apo jashtë vendeve të caktuara, sepse në të kundërt do të sanksionojnë të gjithë ata që e bëjnë këtë.
Qytetarët mund të denoncojnë çdo shkelje të ligjit, që rezulton me ndotje të mjedisit, në inspeksionin komunal”, thuhet në njoftim.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *