SHPALLET MKONKURSI PËR NDËRMARRËS, KOMUNA NDANË 20 MILIONË DINARË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30. maj 2023. (Foto nga arkivi: fituesit e subvencioneve 2022) – Komuna e Bujanocit ka hapur konkursin për subvencionimin e kompanive vendore, përmes të cilit do të shpërndahen 20 milionë dinarë. Konkursi është i hapur deri më 13 qershor.
Komuna do të subvencionoj projektet që parashikojnë blerjen e pajisjeve dhe punësimin e punëtorëve të rinj.
Shuma maksimale e stimujve që mund të marrë një kompani është 300,000 dinarë.
Shuma totale e paraparë për stimulim është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar për 4 milionë dinarë.
Konkursi i sivjetshëm është gjithashtu i ndryshëm në atë që këtë herë nuk ka një kategori të veçantë për fillestarët – Start UP.
Siç u tha, fituesit e stimujve në konkursin e vitit të kaluar nuk kanë të drejtë të aplikojnë për këtë vit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *