Bujanoc, 31. maj 2023. Kryeshefja e drejtoratit për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, ka thënë për portalin tonë se të mërkurën ka filluar riparimi i gropave në rrugën Sllobodan Peneziq në Bujanoc.
Lexuesit tanë nga kjo rrugë, e cila lidh Zbirishten me Mbretin Millutin, po kontaktojnë këto ditë me Bujanovaçken duke kërkuar nga autoritetet që të sanojnë gropat e shumta në këtë rrugë të ngarkuar.
“Lecka dhe harna, a është kjo realiste në shekullin 21?” pyet një lexues.
Kryeshefja përgjigjet se kjo rrugë nuk është planifikuar për asfaltim, por gropat do të sanohen.
– Janë bërë përgatitjet, ajo rrugë është paraparë për sanimin e gropave, por jo për asfaltim të plotë. Sot filluam me sanimin e gropave dhe mirëmbajtjen verore, thotë Azemoviq.
AZEMOVIQ: FILLON SANIMI I GROPAVE NË RRUGËN SLLOBODAN PENEZIQ
Bujanovačke1. Jun 2023.FILLIMI, QYTETI0
Previous PostEDHE NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NGA BUJANOCI IU NËNSHTRUAN PROVËS SË MATURËS SHTETËRORE
Next PostSHPALLET MKONKURSI PËR NDËRMARRËS, KOMUNA NDANË 20 MILIONË DINARË