AZEMOVIQ: FILLON SANIMI I GROPAVE NË RRUGËN SLLOBODAN PENEZIQ

Bujanoc, 31. maj 2023. Kryeshefja e drejtoratit për investime dhe zhvillim, Fazila Azemoviq, ka thënë për portalin tonë se të mërkurën ka filluar riparimi i gropave në rrugën Sllobodan Peneziq në Bujanoc.
Lexuesit tanë nga kjo rrugë, e cila lidh Zbirishten me Mbretin Millutin, po kontaktojnë këto ditë me Bujanovaçken duke kërkuar nga autoritetet që të sanojnë gropat e shumta në këtë rrugë të ngarkuar.
“Lecka dhe harna, a është kjo realiste në shekullin 21?” pyet një lexues.
Kryeshefja përgjigjet se kjo rrugë nuk është planifikuar për asfaltim, por gropat do të sanohen.
– Janë bërë përgatitjet, ajo rrugë është paraparë për sanimin e gropave, por jo për asfaltim të plotë. Sot filluam me sanimin e gropave dhe mirëmbajtjen verore, thotë Azemoviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *