EDHE NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NGA BUJANOCI IU NËNSHTRUAN PROVËS SË MATURËS SHTETËRORE

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 31. maj 2023. Nxënësit e klasës së tretë të gjimnazit të Bujanocit “Sveti Sava” sot i janë nënshtruar provimit shtetëror të maturës nga lënda e gjuhës dhe letërsisë serbe.
Svetllana Manasijeviq, drejtoreshë e shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc, thotë se vetëm një nxënës nuk e ka dhënë provimin:
– Nga gjithsej 74 nxënës në klasën e tretë, sot testit të gjuhës dhe letërsisë serbe i janë nënshtruar 73 nxënës, ndërsa një nxënës nuk e ka kaluar për shkak të punës së përkohshme në Bosnje. Gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, u plotësuan procedurat dhe u krye prova e provimit të maturës shtetërore – thotë Manasijeviq për Bujanovaçke.
Provimi zgjati nga ora 9 deri në ora 12 ndërsa është përshtypje e profesorëve nga Bujanoci se letërsia ishte shumë më e përfaqësuar në test sesa gramatika e gjuhës serbe.
Sipas ministrisë përkatëse, rezultatet paraprake do të shpallen më 5 qershor.
“Në kuadër të këtij procesi, Ministria e Arsimit po teston një sistem të ri informacioni dhe portalin Moja matura, i cili do të përdoret në të ardhmen për regjistrimin e nxënësve të shkollave të mesme për maturën shtetërore, ngritjen e një seminari elektronik dhe materialet për mature, përgatitjen, informimin e kandidatëve për kushtet e pranimit në fakultetet dhe kuotat e regjistrimit etj.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
Rreth 50.000 nxënësve të vitit të tretë, që u testuan në gjuhën serbe, gjegjësisht në gjuhën e tyre amtare, iu dha mundësia të shohin rezultatet e testit dhe të paraqesin kundërshtime në portalin Moja matura.
“Zgjidhjet për testin e sotëm do të publikohen në portalin Moja matura dhe të gjitha shkollat e mesme pas orës 12:00 ndërsa nxënësit do të mund të paraqesin kundërshtime pas publikimit të rezultateve paraprake më 5 qershor 2023, përmes portalit”, thuhet në njoftim.
Matura shtetërore është një aktivitet reformues dhe një instrument për përmirësimin e cilësisë së të gjithë sistemit arsimor, veçanërisht të arsimit të mesëm.
Ministria e Arsimit propozoi që me qëllim të përgatitjes së sistemit arsimor për futjen e provimit të maturës shtetërore, zbatimi i këtij provimi në sistemin arsimor të zgjatet edhe për dy vjet, pra në vend të qershorit 2024 të jepet në qershor 2026.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *