Bujanoc, 1. qershor 2023. Ekspozita për trashëgiminë arkitekturore popullore në zonën e Bujanocit dhe Preshevës do të hapet zyrtarisht sot në ora 18:30, në sallën e madhe të Galerisë së Muzeut Kombëtar në Vranjë. Autore e ekspozitës është Zhizha Stjiiçiq Dragiçeviq, etnologe dhe këshilltare e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Nish.
Siç njofton Muzeu i Vranjës, ekspozita është pjesë e programit të takimeve të Shoqatës së Kustosëve të Serbisë, të cilat do të mbahen në Vranjë nga 1 deri më 3 qershor, në bashkëpunim me Entin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niš.
Në hapje të ekspozitës përveç autores së ekspozitës do të flasë edhe u.d. së drejtorit, të Muzeut popullor në Vranjë, Maja Aleksiq, thuhet në njoftimin e Muzeut të Vranjës.
Previous PostQYTETARËT: EPS NUK I ZVOGËLON FAKTURAT E RRYMËS PËR KONSUMATORËT E RREZIKUAR NË BUJANOC
Next PostKRYETARI I KKSH-së: SHQIPTARËT JANË PJESË E INSTITUCIONEVE NË SERBI, EDHE PSE JANË TË DISKRIMINUAR