Bujanoc, 1. qershor 2023. Me urdhër të Departamentit special për luftimin e korrupsionit të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish, , është arrestuar S. C. (1972), si përgjegjës i shkollës fillore “Bora Stankoviq” NË Klenik – Komuna e Bujanocit. Ai u arrestua me dyshimin se ka kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit.
“S.C. dyshohet se që nga gushti i vitit 2022 në disa raste ka kërkuar ryshfet nga personi përgjegjës i një kompanie që merret me shitjen e druve të zjarrit, duke e përsëritur këët veprim edhe sot duke marrë 2400 euro, duke kryer një veprim zyrtar në kuadër të kompetencave të tij zyrtare që nuk është dashur ta kryejë, pra të tërheqë padinë që ka bërë në Gjykatën Ekonomike në prill të këtij viti kundër kompanisë në fjalë, në emër të vonesës dhe dorëzimit joadekuat të druve të zjarrit, të paraparë me kontratë për dorëzimin e njëve, që kompania e ka lidhur me shkollën në vitin 2022”, njoftoi sot MPB.
Siç dyshohet, S.C. i ka kërkuar përgjegjësit të kompanisë që merret me shitjen e drurit, dorëzimin e gjashtë fletëve të transportit, pa datën dhe sasinë e shënuar, me qëllim që në evidencat zyrtare të kësaj shkolle në mënyrë retroaktive të evidentoj në regjistrat zyrtarë të shkollës në fjalë se i është dorëzuar sasia e munguar e druve të zjarrit, të cilat kompania në fjalë realisht nuk i ka dorëzuar fare, gjë që do të plotësonte kushtet për tërheqjen e padisë në gjykatën kompetente.
Gjatë arrestimit, policia tek i dyshuari ka gjetur 2400 euro, si dhe fletë-dorëzimin.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente.
ARRESTOHET DREJTORI I SHKOLLËS NË KLENIK, DYSHOHET PËR MARRJE TË RRYSHFETIT
Bujanovačke2. Jun 2023.FILLIMI, KRONIKË0
Previous PostQEVERIA VENDOSË: FUNDI I VITIT SHKOLLOR MË 6 MAJ
Next PostTHIRRJA PUBLIKE E MINISTRISË PËR REHABILITIM ENERGJETIKË TË SHTËPIVE DHE BANESAVE, PËR BUJANOCIN KUSHTE MË TË FAVORSHME