QEVERIA VENDOSË: FUNDI I VITIT SHKOLLOR MË 6 MAJ

Bujanoc, 1. qershor 2023. Qeveria e Republikës së Serbisë sot ka vendosur që viti shkollor në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Serbi të përfundojë më 6 qershor. Ky vendim është marrë “për shkak të tragjedive që kanë prekur thellësisht gjithë shoqërinë”, ka njoftuar Qeveria.
Në njoftim thuhet se shkollat mund të vazhdojnë punën deri më 20 qershor, për nxënësit që dëshirojnë ta bëjnë këtë.
Në atë periudhë mund të realizohen orë plotësuese, orë shtesë dhe përgatitore, orë mësimore në natyrë, si dhe forma të tjera të punës edukative, me qëllim të nxitjes së aftësive sociale dhe emocionale të nxënësve dhe aktiviteteve në temat e tolerancës, empatisë, shoqërimit , mbështetjes dhe mirënjohjes.
“Është e rëndësishme të theksohet se të gjithë nxënësit që nuk janë të kënaqur me suksesin e tyre do të kenë mundësi të përmirësojnë notat me kërkesën e tyre personale deri më 20 qershor”, thuhet në Qeveri.
Siç është paralajmëruar, sistemi ynë arsimor është krijuar me qëllim të ofrimit të mbështetjes adekuate për të gjithë nxënësit, duke i inkurajuar ata në rrugën e mësimit dhe duke u mundësuar që të rriten në individë të shëndetshëm, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm.
“Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të fokusohemi në atë që është më e mira për fëmijët tanë, sepse ata meritojnë mbështetjen, dashurinë dhe kujdesin tonë të plotë”, thuhet në deklaratë.
Shkolla fillore “Vladislav Ribnikar” do të mbetet shkollë. Ajo do të rikonstruktohet dhe gjatë procesit të rikonstruksionit do të ndërtohet një pjesë përkujtimore në kujtim të fëmijëve dhe rojës së shkollës, të cilët çdo ditë treguan përkushtim të jashtëzakonshëm në atë shkollë.
Pas inspektimit të jashtëzakonshëm në shkollën fillore me nam “Vladislav Ribnikar”, u vërtetuan konstatimet e Qendrës për Punë Sociale, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Kujdesit Familjar, se në këtë shkollë nuk ka pasur dhunë nga bashkëmoshatarët në lidhje me të miturin. K.K.
“Pikërisht për këtë kërkojmë nga të gjitha mediat që ta trajtojnë këtë informacion me kujdesin e duhur dhe të mos publikojnë informacione të pa verifikuara dhe të pakonfirmuara, sepse kështu vijon procesi i traumatizimit të fëmijëve dhe prindërve. Falënderojmë prindërit, mësimdhënësit dhe të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor për mirëkuptimin dhe mbështetjen”, njoftoi Qeveria e Serbisë.
Sipas kalendarit shkollor, viti shkollor për nxënësit e shkollave fillore nga klasa e parë deri në të shtatën është paraparë të zgjasë deri më 20 qershor 2023, ndërsa për nxënësit e tetëvjeçares deri më 6 qershor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *