KOMUNA: SE KUJT DO T’I RIMBURSOHEN SHPENZIMET E UDHËTIMIT VENDOSË TRUPI KOORDINUES

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 2. qershor 2023. Nxënësve të Bujanocit, që vijojnë shkollat e mesme në Vranjë nuk marrin kompensim për shpenzimet e udhëtimit nga komuna e Bujanocit, ndërsa nxënësve që vijojnë mësimin në shkollat e mesme në Bujanoc dhe Preshevë u kompensohen 50 për qind të shpenzimeve të transportit. Zyrtarë në Komunë thonë se kjo nuk varet nga ata, por nga Trupi Koordinues, i cili përcakton se kujt do t’i rimbursohen një pjesë e parave të transportit.
– Trupi koordinues na cakton se për cilat shkolla bëhet rimbursimi i një pjese të transportit, pra bëhet fjalë shkollat nga territori i komunës së Bujanocit dhe Preshevës, sepse ato mbulojnë zonën tonë dhe ne duhet ta respektojmë atë – tha për portalin tonë Fejzi Beqiri, kryeshef i Drejtoratit për shërbime publike në Bujanoc.
Për krahasim, për nxënësit nga territori i Vranjës, qyteti ofron 75 për qind zbritje për transport, ndërsa për nxënësit nga komunat tjera, përfshirë Bujanocin, të njëjtin zbritje e ofron transportuesi.
Duke pasur parasysh se gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më shumë nxënës të shkollave fillore nga Bujanoci po vendosin që shkollimin e mesëm ta vazhdojnë në shkollat e mesme në Vranjë, gjë që drejtpërsëdrejti çon në uljen e numrit të nxënësve në shkollat e mesme në Bujanoc, dhe për këtë arsye ne e pyetëm Beqirin nëse ka mundësia që komuna e Bujanocit të paguajë transportin e nxënësve nga komunat tjera për t’i motivuar ata të regjistrohen në shkollat e mesme në Bujanoc.
– Është një propozim shumë i mirë, sepse nxënësit me të vërtetë ne po kemi ulje të numrit të nxënësve në Bujanoc. Nxënësit serbë shkojnë gjithnjë e më shumë në Vranjë, ndërsa nxënësit shqiptarë në Gjilan. Por sërish varet se si do të financohej, a do ta bënte Komuna nga buxheti i saj apo do ta përcaktonte sërish Trupi Koordinues – thotë Beqiri.
Nëse këshilltarët e Bujanocit, siç thotë ai, do ta parashikonin këtë në buxhet, atëherë do të ishte një gjë ideale për qytetin, sepse duhet të gjejmë një mënyrë për të tërhequr nxënës nga qytetet tjera që të vijnë në Bujanoc.
“Shumica e nxënësve nuk do ta vazhdojnë shkollimin këtu, sepse nuk ka konkurrencë ndërkaq posa nuk ka konkurrencë kërkojnë shkolla më të forta, kështu është edhe me shkollat e mesme serbe dhe shqipe”, thotë Beqiri.
544 gjimnazistë nga Bujanoci që vijojnë shkollat e mesme në Bujanoc dhe Preshevë, nga Komuna e Bujanocit kanë marrë kompensim për shpenzimet e udhëtimit për muajt shkurt, mars dhe prill. Nxënësit janë paguar gjithsej 3,9 milionë dinarë, për të cilat Bujanovaçke ka shkruar më herët.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *