QYTETARËT ZGJEDHIN ANËTARËT E KËSHILLAVE TË BASHKËSIVE LOKALE: SITUATË E PAQARTË VETËM NË BUJANOC (FOTO)

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 4 qershor 2023. Sot në komunën e Bujanocit mbahen zgjedhjet për anëtarë të këshillit të bashkësive lokale (BL). Procesi zgjedhor në të gjitha 39 vendvotimet po zhvillohet sipas rregullit, vendvotimet janë hapur me kohë në orën 07:00 dhe për momentin nuk ka probleme të raportuara, tha për Bujanovaçke, Fejzi Beqiri, kryetar i Komisionit komunal zgjedhor.

Bujanovaçke vizitoi dy nga tetë vendvotimet ku votohet për BL Bujanoc. Në vendvotimin numër 33 në ndërtesën e Administratës Komunale, qytetari i parë ka votuar vetëm në orën 10:30.


Ndryshe, në këtë vendvotim duhet të votojnë 2119 qytetarë, aq sa janë në listën zgjedhore.

Pjesëmarrja më e madhe është në qendrën e votimit 34 – në holin e Shtëpisë së kulturës.

Pak para orës 11:00 në kutinë e votimit ishin rreth 20 fletë votimi dhe në atë vendvotim në listën e zgjedhësve janë 979 qytetarë.

Qytetarët që takuam në qendrën e votimit u ankuan për listat.

– Kam ardhur për të përmbushur detyrën time qytetare dhe për të votuar, por nuk më kanë gjetur në listën e zgjedhësve, edhe pse këtu është qendra e votimit. Për këtë kam pritur gjatë – thotë një banor i Bujanocit.

Kryetari i KKZ-së Beqiri, i pyetur nga portali ynë për këtë problem, tha se listat zgjedhore për këto zgjedhje janë të ndryshme nga ato për zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale dhe u bëri thirrje qytetarëve që nuk janë në listë të kontaktojnë komisionin zgjedhor në Komunë me qëllim zgjidhjen e problemit.

Fjala vjen, pasiguria më e madhe për rezultatin e zgjedhjeve pritet pikërisht në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të BL Bujanoc.

ZGJEDHJET PËR BL: NË BUJANOC 22 KANDIDATË PËR 21 VENDE NË KËSHILLIN LOKAL

Siç ka shkruar më herët Bujanovaçke, për 21 vende në këshill luftojnë 22 kandidatë – 11 nga komuniteti serb dhe po aq nga komuniteti shqiptar.

Nëse të gjithë kandidatët serbë marrin një numër të mjaftueshëm votash për anëtarë të Këshillit, ata do të kenë një shumicë që do të garantonte zgjedhjen e presidentit nga radhët e tyre. Prandaj qytetarët do të vendosin nëse në këshill do të hyjnë 11 serbë dhe 10 shqiptarë apo anasjelltas. Më pas, një shumicë e ngushtë në këshill zgjedh kryetarin e bashkësisë lokale.

Kandidatët serbë në zgjedhjet për Këshillin e BL Bujanoc janë Miodrag Mitkoviq, Aca Veljkoviq (kryetar aktual i BL Bujanoc), Millan Protiq, Natasha Iliq, Sllagjan Ristiq, Llazar Stevanoviq, Goran Stankoviq, Dalibor Nedelkoviq, Miodrag Stajiq, Goran Tomiq , në fletën e votimit nga 1 deri në 10, dhe Ljubisha Çoloviq me numrin rendor 22.
Beqiri më herët, për Bujanovaçke, ka dhënë sqarimet për procedurën e votimit, sepse për këto zgjedhje, ju rikujtojmë, nuk vlen rregulli një votues – një votë.

– Zgjedhësi mund të rrethojë aq kandidatë sa ka anëtarë këshilli i një BL të caktuar dhe të paktën një. Për shembull, në Bujanoc kemi 21 anëtarë të këshillit, kështu që një votues mund të votojë për 21 emra në fletëvotim ose më pak. Nëse në fletën e votimit ka të rrethuar më shumë kandidatë se sa është numri i anëtarëve të këshillit të një bashkësie të caktuar lokale, fleta e votimit do të jetë e pavlefshme – theksoi Beqiri.

Varësisht nga vendbanimi, Bujanocasit, përveç në objektin e Administratës komunale (VV. 33), në Shtëpinë e kulturës (V.V. 34), mund të votojnë edhe në kopshtin e fëmijëve, Shtëpinë e shëndetit, shkollën fillore “Naim Frashëri”, Shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, IDB dhe në shkollën e mesme “Sezai Suroi”.

Votimi për Këshillin e BL Tërnoc mbahet në 4 vendvotime në këtë fshat – Shkolla fillore “Muharem Kadriu” në Mahallën Gash dhe në objektin e shkollës në Mëhallën e Strukarve, kopshtin e fëmijëve dhe dyqanin e Ismail Halimit.

Në fshatrat e tjera, është hapur vetëm nga një vendvotim.

Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në orën 20:00.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *