EDHE NJË FITORE E BASKETBOLLISTËVE BUJANOCAS

Shkruan: I. Jovanoviq

Bujanoc, 5. qershor 2023. Seniorët e KRB “PLAY 017” mposhtën para publikut të tyre ekipin e basketbollit Morava 2 nga Vladiçin Hani me rezultat 69:53 në xhiron e tretë të Ligës Verore. Ndeshjen e radhës ata do ta luajnë më 8 qershor kundër “Panterëve” nga Vranja.

Foto: Andrija Dabetiq

– Nga ndeshja në ndeshje kjo skuadër tregon se është në rrugë të shkëlqyer për të siguruar një pozitë në ligën e dytë. Me këtë rast urojmë skuadrën e Morava 2 për lojën fer dhe korrekte – tha Nenad Stajiq, themelues dhe trajner i KRB Play 017.

Seniorët treguan se po bëhen gjithnjë e më mirë dhe se ndonëse shumica prej tyre nuk kanë shkelur në parket prej vitesh, nuk kanë dalë nga forma.

– Atmosfera në tribuna ishte e mrekullueshme, shihej se bujanocasve u mungonte basketbolli i seniorëve, të gjitha lëvizjet e mira të lojtarëve vendas dhe të mysafirëve u shpërblyen me duartrokitje – thotë Andrija Dabetiq, pjesëtar i ekipit të parë të KB Play 017 nga Bujanoci.

– Trajneri i Morave 2, Millan Milenkoviq dhe ekipi i tij janë gjithmonë të mirëpritur në Bujanocin tonë – shton Stajiq.

Ndeshjen e radhës do ta luajnë më 8 qershor në shtëpi kundër skuadrës Panter nga Vranja.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *