Bujanoc, 5. qershor 2023. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vijnë sot në Beograd, ndërsa nesër do të vizitojnë Prishtinën.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Lajçak dhe Escobar do të jenë në Kosovë dhe Serbi të hënën dhe të martën për t’u angazhuar në de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.
Në një intervistë të fundit për BBC, Escobar ka theksuar se Prishtina nuk e dëgjon bashkësinë ndërkombëtare.
“Ne i kemi dhënë shumë sinjale, të tërheqë kryetarët nga ndërtesat komunale, të largojë policinë e Kosovës nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht të hyjë në procedurë për formimin e Asociacionit të komunave serbe”, tha Escobar.