Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7. qershor 2023. Kuvendi i Komunës së Bujanocit do të takohet të premten (9 qershor) dhe sipas agjendës së propozuar do të diskutohet për marrëveshjen ndërkomunale për deponitë dhe menaxhimin e mbeturinave, të cilën në seancën e kaluar e kërkuan këshilltarët serbë, por komuna refuzoi atë, pas së cilës këshilltarët serbë u larguan nga seanca. Kreu i progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq, ka thënë sot për portalin tonë se vendimi për ardhjen e këshilltarëve serbë në seancën e së premtes do të merret nesër.
– Të enjten do të kemi një takim të përfaqësuesve të listave zgjedhore të koalicioneve rreth SNS dhe SPS dhe bashkërisht do të vendosim nëse do të marrim pjesë në punën e Kuvendit dhe në çfarë formati – thotë Mitroviq për Bujanovaçke.
Pritet që shumica qeverisëse në Kuvend t’ia zgjasë mandatin edhe për 6 muaj Autoritetit të Përkohshëm që menaxhon NP “Komunalia”, në krye me Ruzhdi Halilin.
Në rend dite të Kuvendit është edhe shkarkimi i ushtruesit të detyrës së drejtort të Shtëpisë së Kulturës, Bibliotekës, Organizatës Turistike, QKS “Rinia” dhe Farmacisë, dhe më pas emërimi i të njëjtëve drejtorë si ushtrues detyre me mandate edhe për 6 muaj të tjerë.
Kuvendi do të konfirmojë mandatin e Teuta Mejdiut nga Partia për Veprim Demokratik (PVD), e cila do të bëhet këshilltare në vend të Driton Rexhepit, i cili dha dorëheqje, siç ka shkruar Bujanovaçke.
Početna FILLIMI KUVENDI TË PREMTEN MBI KOMUNALINË, DEPONINË, DREJTORËT: E PASIGURTË ARDHJA E KËSHILLTARËVE SERB
KUVENDI TË PREMTEN MBI KOMUNALINË, DEPONINË, DREJTORËT: E PASIGURTË ARDHJA E KËSHILLTARËVE SERB
Bujanovačke7. Jun 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostSHKOLLAT E BUJANOCIT: NUK KA MBYLLJE TË NOTAVE PA PËLQIMIN E PRINDËRVE, PËRMIRËSIMI I TYRE DERI MË 20 QERSHOR
Next PostPROFESORI ZULFO: NUK KA NDODHUR MË PARË QË TË KËRKOHET PËLQIMI I PRINDËRVE PËR NOTAT, DUHEN NDRYSHIME RRËNJËSORE OSE RRËNIM I ARSIMIT