Bujanoc, 8. qershor 2023. Në fshatin Dobrosin kanë filluar punimet e asfaltimit në dy rrugë, njoftuan të mërkurën nga Komuna e Bujanocit.
“Ky është realizimi i punimeve të infrastrukturës rrugore për këtë vit dhe shumë shpejt projektet do të përfundojnë edhe në vendbanimet tjera”, thuhet në njoftim.
Nuk është bërë e ditur kosatoja e punimeve.
Buxheti për këtë vit përfshin tre projekte infrastrukturore për fshatin Dobrosin, për të cilat janë planifikuar 4.2 milionë dinarë.