Bujanoc, 8. qershor 2023. Afati për dorëzimin e armëve pa leje, i cili ka skaduar sot, është shtyrë deri më 30 qershor.
Vendimin për vazhdimin e afatit për dorëzimin e armëve ilegale e ka marrë ministri i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq.
Siç thuhet në “Gazetën zyrtare”, afati për dorëzimin e armëve pa leje, i cili ka skaduar më 8 qershor, është shtyrë deri më 30 qershor. Urdhri hyn në fuqi sot.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bojana Pjanoviq Otoviq, tha për Radio Televizionin Serb se nga 8 maji e deri më sot, qytetarët i kanë dorëzuar policisë 78.103 armë, lëndë eksplozive dhe mina.
Sipas saj, janë dorëzuar 57.651 copë armë dhe 20.451 copë mina dhe eksploziv, si dhe 2.692.641 copë municion.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

