VUÇIQI PARALJMËRON ZGJEDHJE, 10.000 DINARË NDIHMË PËR FËMIJËT DERI NË 16 VJEÇ, PAGA E PENSIONE MË TË LARTA

Bujanoc, 8. qershor 2023. (Foto RTS screenshot) – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se është e qartë se do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa kryeministrja Ana Brnabiq përsëriti se është e gatshme të japë dorëheqje. Pas paralajmërimit të zgjedhjeve, presidenti paralajmëroi masa të reja – 10 mijë dinarë për fëmijë, rritje të pagave dhe pensioneve.
Vuçiq tha se do të vazhdojnë “të presin që disa njerëz të vijnë dhe të bisedojnë”.
“Nëse jo, do të shkojmë në zgjedhje. Ajo që tha Ana, do të përshpejtojmë shpërndarjen e Kuvendit popullor, ajo jep dorëheqjen, si President i Republikës kam detyrimin t’i ofroj dikujt tjetër mandatin për të formuar Kuvendin popullor në 30 ditët e ardhshme. Nëse del se askush tjetër nuk ka shumicën, pasi nëse Ana Brnabiq jep dorëheqjen, SNS nuk do të dëshirojë një mandat të ri… prandaj, nëse kjo ndodh, do të kemi afate kushtetuese prej 45 deri në 60 ditë për të mbajtur zgjedhjet e reja, ka thënë Vuçiq, transmeton N1.
Ai shtoi se janë “të gatshëm të merren vesh për datën e zgjedhjeve dhe nëse ato duhet të mbahen në të njëjtën kohë me zgjedhjet e niveleve të tjera”, por se nuk është çështje e vullnetit partiak të dikujt.
Vuçiq ka paralajmëruar masë të re – 10 mijë dinarë për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeçare. Ai paralajmëroi edhe rritje të pagave dhe pensioneve, si dhe ulje të çmimit të bukës.
“Këtë u japim nënave, nënat marrin para në llogarinë e tyre, regjistrimi nga 20 gushti, nëse kanë tre fëmijë marrin 30 mijë dinarë. Nëse kujdestarinë e ushtron babai, ai do t’i marrë paratë, nëse fëmiu ka kujdestarë tjetër, atëherë paratë i merë ky i fundit”, tha Vuçiq.
Fillimisht, tha ai, është marrë vendim për rritjen e pagave në arsim.
“Nga 1 shtatori do t’i rrisim pagat për 5.5 për qind dhe nga 1 dhjetori apo 1 janari edhe 10 për qind, që së bashku bëjnë 16 për qind”, tha Vuçiq.
Infermierët dhe teknikët mjekësorë, gjithsej 59,128 punonjës, do të kenë rritje të pagave prej 5,5 për qind nga 1 shtatori dhe 10 për qind shtesë në dhjetor ose janar, tha Vuçiq.
Pasi presidenti shpjegoi rritjen e pagave në arsim dhe shëndetësi, ai paralajmëroi rritjen e pensioneve.
“Prej 1 tetorit të ardhurat e pensionistëve do të rriten për 5,5 për qind dhe nga 1 janari 14,6 për qind”, tha ai.
Kumulativisht, që nga viti i kaluar, kjo është një rritje prej 44 për qind e pensioneve, llogarit presidenti.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *