DERI TË ENJTEN DORËZIMI I ARMËVE PA PASOJA

Bujanoc, 7. qershor 2023. Që nga fillimi i aksionit “Dorëzo armët”, policisë i janë dorëzuar pak më shumë se 78 mijë copë tyta dhe gati 2.7 milionë copë municione. Qytetarët kanë afat deri të enjten (8 qershor) që armët pa leje t’i dorëzojnë pa pasoja.
Bojana Otoviq Pjanoviq nga Ministria e Punëve të Brendshme tha për RTS se nga gjithsej 78.103 armë, janë 20.451 mina dhe mjete shpërthyese. Ajo kujtoi se qytetarët mund të dorëzojnë armët pa asnjë përgjegjësi penale, pa pasur nevojë të identifikohen dhe të lënë informacion për veten e tyre dhe të provojnë origjinën e armës.
Përveç kësaj, siç shtoi ajo, qytetarët mund të thërrasin punonjësit e policisë në adresë dhe të dorëzojnë armët.
Ajo vuri në dukje se dallimi i vetëm lidhet me armët që kanë mbetur në posedim pas vdekjes së pronarit dhe ka shpjeguar se në atë rast qytetarët duhet të lënë informacion.
“Afati ligjor është 45 ditë për dorëzimin e armës në adresën e fundit të vendbanimit të pronarit të asaj arme”. Qytetarët nuk e bënë këtë, gjë që u tregua në këtë procedurë legalizimi. Vetëm ata qytetarë duhet të lënë të dhënat e tyre, sepse armët lihen në stacionin më të afërt policor për ruajtje”, shpjegoi Otoviq Pjanoviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *