HAPET KONKURSI PËR KLUBET SPORTIVE, PA E PRITUR KF TËRNOCI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 8. qershor 2023. Komuna e Bujanocit ka hapur sot konkursin për financimin e klubeve sportive në Bujanoc, veprimtari kjo për të cilën janë paraparë 6 milionë dinarë.
Shpallja e konkursit vërtetoi fjalët e shefit të kabinetit të kryetarit të komunës, Sali Salihi, i cili javën e kaluar tha për portalin tonë se është çështje ditësh se kur do të hapet konkursi.
Salihi ka mohuar kështu pretendimet nga klubet e tjera se konkursi nuk është hapur për shkak të KF Tërnoci, i cili u përjashtua nga liga dhe për këtë arsye nuk do të mund të konkurronte për më shumë mjete, siç ishte deri më tani.
Këtë vit për sport janë ndarë 2 milionë dinarë më pak se në vitin 2022. Kështu, Bujanoci mbetet komuna që ndan më së paku para për sport, jo vetëm në rrethin e Pçnjës, por edhe më gjerë.
Fjala vjen, vitin e kaluar, klubet morën para me një vonesë prej 6 muaj pas shpalljes së konkursit.
Në konkursin e sivjetshëm dorëzimi i aplikimeve është i mundur deri më 28 qershor.
Përveç shumës totale që do të shpërndahet, konkursi nuk dallon nga ato të mëparshmit, meqë Komuna ka vazhduar të injorojë Federatën e Sporteve të Bujanocit, për të cilën Bujanovaçke tashmë ka shkruar




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *