Bujanoc, 9. qershor 2023. – Ministri i Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq, ka vizituar sot objektin e renovuar tërësisht të Stacionit policor në Bujanoc. Ai theksoi se me rinovimin e stacionit policor të Bujanocit policëve u janë ofruar kushtet më të mira të punës, të cilat do të përmirësojnë shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimeve që ata ofrojnë për qytetarët.
Ai theksoi vendosmërinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ngritjen e kapaciteteve të policisë në mënyrë që t’u përgjigjet në mënyrë adekuate sfidave që kanë të bëjnë me sigurinë e të gjithë qytetarëve, thonë nga kjo ministri.
Gjatë vizitës në Drejtorinë policore në Vranjë, ministri diskutoi me menaxhmentin për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës së punonjësve të policisë përmes blerjes së pajisjeve, si dhe rinovimin e objekteve në territorin e kësaj Drejtorie.
Početna FILLIMI MINISTRI I POLICISË NË BUJANOC: ME REKONSTRUIMIN E OBJEKTIT JANË SIGUARUAR KUSHTET MË TË MIRA PËR PUNË
MINISTRI I POLICISË NË BUJANOC: ME REKONSTRUIMIN E OBJEKTIT JANË SIGUARUAR KUSHTET MË TË MIRA PËR PUNË
Bujanovačke10. Jun 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostNDËRPRERJA E KUVENDIT DHE KRIZA QEVERISËSE, PASOJË E KONFLIKTIT PERSONAL MES ARIFIT DHE ZËVENDËSIT TË TIJ, MUSLIUT
Next PostQYTETARËT DO TA PAGUAJNË SHTRENJTË ÇMIMIN E KONFLIKTIT TË ARIFIT DHE MUSLIUT, GJOBË 2 MILIONË DINARË DHE PEZULLIMIN E PARAVE NGA BUXHETI REPUBLIKAN