Bujanoc, 9. qershor 2023. Nga gjithsej 13.610 shtëpi (banesa) në Bujanoc, shumica janë shtëpi me tre persona dhe katër persona – 7.318. Në 270 banesa nuk ka kuzhina, ndërsa 1406 nuk kanë toalete, tregojnë rezultatet e reja të regjistrimit sipas numrit të dhomave dhe hapësirave ndihmëse. 9.810. banesa kanë persona të strehuar, nga të cilat 2929 në qytet dhe 6881 në zonat rurale.
Në Bujanoc numri më i madh i banesave janë tredhomëshe (3785), pasuar me katër dhoma (3533) dhe më pas pesëdhomëshe (2392). Në territorin e Bujanocit janë 337 banesa njëdhomëshe, Më së paku ka banesa shtatëdhomëshe (219), 148 banesa kanë tetë dhoma dhe 48 banesa me nëntë e më shumnë dhoma.
Nga 13.610 banesa në komunë, 1.406 banesa nuk kanë toalete (hapësirë me kadë ose dush), ndërsa për 489 nuk dihet të ken banesaë një të tillë.
Në listën e “qenefave” apo WC-ve rezulton se në Bujanoc 1166 banesa nuk kanë WC, ndërsa për 480 banesa nuk dihet nëse kanë apo nuk kanë. Janë renditur edhe “tualetet” me shpëlarje, dhe këto janë ato ku vendoset një kajdajë uji apo një flush patentë. Janë 11.223 banesa në Bujanoc që kanë WC me shpërlarje, ndërsa 741 banesa kanë tualet, por pa fluks.
Enti i statistikave ka regjistruar edhe kuzhinat, të cilat nënkuptojnë hapësirën në banesë e cila është paraparë me rastin e ndërtimit ose që më pasë është rregulluar me intervenime shtesë e që dedikohet për të gatuar.
Janë regjistruar edhe kuzhina me 4 metra katrorë dhe më të mëdha se kaq. Në Bujanoc janë gjithësejtë 11.995 kuzhina, ndërkaq janë 1.345 kuzhina të vogla me resho, ose kuzhina çaji. Me regjistrim është konstatuar se në 270 banesa në komunën e Bujanocit nuk ka kuzhinë.