Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10. qershor 2023. Drejtori i Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, është mbajtur të premten në polici, për shkak të dyshimit në përmbajtjen e filmave që ishin planifikuar të shfaqen sot në Shtëpinë e kulturës. Ismaili ka konfirmuar për Bujanovaçke se ka qenë i arrestuar, por nuk ka dashur të flasë për arsyet, duke thënë se do t’i drejtohet publikut dhe gazetarëve në një konferencë për media në ora 13:00 para Shtëpisë së Kulturës.
Përveç Ismailit, policia dje ka ndaluar edhe Gani Veselin nga Presheva, filmat e të cilit “Heshtja vret” dhe “I pabesi” është dashur të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
Arrestimin e ka konfirmuar edhe Veseli përmes një postimi në Facebook.
Ai po ashtu tha se shfaqja e filmave është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Paratë për prodhimin e filmave Veseli i ka marrë në konkursin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, përmes të cilit janë shpërndarë 1.2 milionë euro nga qeveria e Kosovës për projekte të ndryshme. Bujanovaçke ka shkruar për këtë më herët.
Drejtori i Shtëpisë së kulturës, Jetmir Ismaili, është anëtar i Lëvizjes për Progres Demokratik (LDP të Shqiprim Musliut), i cili u bë i njohur për publikun e gjerë pasi ndaloi shfaqjen e filmit serbo-rus “Megja ballkanase”.