Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 9. qershor 2023. Mosmiratimi, në seancën e sotme të Kuvendit, i Vendimit mbi llogarinë përfundimtare të komunës së Bujanocit për vitin 2022, mund t’i kushtojë shtrenjtë Komunës dhe qytetarëve.
Sipas Nemanja Nenadiq nga Transparency Serbia, neni 78 i Ligjit për sistemin buxhetor parasheh detyrimin e pushtetit lokal që deri më 30 qershor të vendosë mbi llogarinë përfundimtare të buxhetit.
– I njëjti ligj në nenin 103 parasheh kallëzim kundërvajtës për personin përgjegjës nëse e kalon këtë afat dhe gjoba varion prej 10.000 deri në 2 milionë dinarë. Po ashtu, ministri sipas nenit 102 mund t’i pezullojë mjetet e transferit të komunës – thotë Nenadiq për Bujanovaçke.
Pezullimi i fondeve prej rreth 32 milionë dinarëve për një muaj do të ndikonte shumë në funksionimin e Komunës.
Bujanovaçke tashmë ka shkruar se pushteti komunal sot ka mbetur pa shumicë në Kuvend, gjë që ka bërë që vendimi i lartpërmendur të mos miratohet, e më pas të shtyhet seanca.
Kryetari i Kuvendit, Enver Ramadani, ka paralajmëruar mundësinë e caktimit të seancës së re, në rend dite të së cilës do të ishte edhe vendimi mbi llogarinë përfundimtare.
Kjo do të jetë e mundur nëse kryetari Nagip Arifi sërish siguron shumicën e nevojshme prej së paku 21 këshilltarëve.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…