KAMBERI: DO T’I NJOFTOJ INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE MBI NDALIMIN E SHFAQJES SË DY FILMAVE SHQIPTAR

Bujanoc, 12. qershor 2023. Si deputet do të kërkoj sqarim nga institucionet kompetente se pse në Bujanoc ndalohet shfaqja e filmave “Heshtja vret” dhe “I pabesi” dhe për çdo gjë do t’i njoftoj institucionet përkatëse ndërkombëtare, ka bërë të ditur deputeti Shaip Kamberi.

Ndalimi i shfaqjes së dy filmave shqiptarë, xhirimet e të cilëve janë financuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve me paratë e Qeverisë së Kosovës, premiera e të cilëve ishte planifikuar për të shtunën, pasoi raportin e një personi të paidentifikuar, për të cilën ka shkruar Bujanovačke. Shfaqja është anuluar për një kohë të pacaktuar.

Siç ka thënë për Bujanovaçkën, Ragmi Mustafi, deri vonë kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, filmat flasin për traditat dhe zakonet e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

RAGMI MUSTAFI PËR BUJANOVAÇKE MBI NDALIMIN E SHFAQJES SË FILMAVE SHQIPTAR: POSTPRODUKSION NË REGJI TË POLICISË

Siç ka deklaruar Kamberi, bëhet fjalë për një aksion të “policisë dhe Shërbimit” me synim sulmin ndaj kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve.

“Është i paqartë motivi i policisë në Bujanoc për ta sjellë në intervistë informative drejtorin e Shtëpisë së Kulturës dhe producentin e filmit dhe ta ndalojë premierën. Akoma më e paqartë është frika nga përmbajtja e filmave që ata as nuk i kanë parë. Ata e ndaluan premierën për shkak të pretendimit për përmbajtjen, në vend që të mësonin për përmbajtjen nga premiera. Dhe prandaj, që të mos na vrasë heshtja, patjetër se duhet të flasim dhe të reagojmë për këtë rast”, tha deputeti Kamberi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *