Bujanoc, 10. qershor 2023. Prokuroria Lartë publike në Vranjë ka përgënjeshtruar për portalin tonë gjoja arrestimin apo ndalimin e drejtorit të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili dhe Gani Veselit, producentit të filmave që është dashur të shfaqen sot në Bujanoc.
Bujanovaçke ka shkruar më herët gjatë ditës së sotme për ndalimin e Ismailit, por edhe për dyshimet se ishte një aferë e inskenuar për qëllime politike.
Përgjigja e Prokurorisë në pyetjen tonë transmetohet e plotë:
Nuk janë të sakta informacionet se dikush është arrestuar apo ndaluar, madje as drejtori në fjalë i Shtëpisë së kulturës në Bujanoc. Në polici dhe prokurori është raportuar se më datë 10 qershor 2023 në orën 19 është planifikuar një shfaqje publike e filmave me metrazh të shkurtër, për të cilët ka arsye të dyshohet se mbrojnë dhe nxisin diskriminim, urrejtje për shkak të përkatësisë ose mospërkatësisë së ndonjë race, feje ose grupi etnik të caktuar.
Duke pasur parasysh se përmbajtja e tillë e filmit ka mundësi të shkaktojë, të përhapë urrejtje kombëtare, racore dhe fetare te banorët e komunës së Bujanocit, në drejtim të konstatimit të ekzistimit të veprës penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe intolerancës, kontrollet u kryen duke mbledhur informacione nga qytetarët dhe para së gjithash nga drejtori i entit ku ishte paraparë të shfaqja e përmbajtjes filmike.
Pas mbledhjes së informatave nga drejtori Jetmir Ismaili dhe Gani Veseli – producent i filmave, më 9 qershor 2023, ata po atë ditë janë larguar nga ambientet e Stacionit Policor në Bujanoc, pa marrë asnjë masë.
Ju kujtojmë gjithashtu dispozitën e nenit 28 të Ligjit për Kinematografinë, i cili ndalon rreptësisht vendosjen, qarkullimin dhe shfaqjen publike të një vepre kinematografike me përmbajtje të tillë, si dhe përmbajtje që mund të dëmtojë zhvillimin moral, fizik dhe mendor të personave të mitur.
Prokuroria Lartë publike ka kompetencë të veprojë edhe sipas këtij ligji, prandaj do të kërkojë që organet kompetente të bëjnë inspektimin e veprave kinematografike në fjalë.
Me respekt.
PROKURORIA: NUK ISHTE AS ARRESTIM E AS MBAJTJE PËR SHKAK TË FILMAVE
Bujanovačke12. Jun 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostRAGMI MUSTAFI PËR BUJANOVAÇKE MBI NDALIMIN E SHFAQJES SË FILMAVE SHQIPTAR: POSTPRODUKSION NË REGJI TË POLICISË
Next PostARRESTIMI I DREJTORIT TË SHTËPISË SË KULTURËS SHFAQJE PARA KINEMASË