Bujanoc, 13. qershor 2023. Ka filluar asfaltimi i rrugës 5 kilometra nga Borovci, përmes Novosellës deri në bazën Jug, raportojnë banorët për portalin tonë.
– Asfaltimi i rrugës nga Borovci në Novosellë ka filluar të hënën, ndërsa plani është që rruga të asfaltohet deri në bazën Jug – tha për portalin tonë Sërboljub Janjiq nga Novosella.
Punimet mund të ndërpriten për një kohë të shkurtër për shkak të kushteve të këqija atmosferike, por plani është asfaltimi i rrugës në një gjatësi prej gati 5 kilometrash. Sipas bashkëbiseduesit tonë deri më tani është asfaltuar rreth një kilometër e gjysmë rrugë.
– Faleminderit zotit Vuçiq dhe Zotit – shton Janjiq.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…