Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15. qershor 2023. – Ndërmarrja e Novi Sadit GAT fitoi punën e rindërtimit të sallës së sportit në shkollën fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, në vlerë prej 150 milionë dinarë. Siç mësuam në Komunë, kontrata tashmë është lidhur dhe punimet pritet të nisin javën e ardhshme.
Kompania GAT ishte bartëse e ofertës prej 150 milionë dinarëve, ndërsa në rindërtim do të përfshihen edhe kompania Vijator nga Presheva, Securiton nga Beogradi dhe kompania e Novi Sadit Interior Moša, sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në e –portalin e Prokurimve Publike.
Sipas Nova.rs, pronari i GAT është jashtëzakonisht afër majës së SNS, kështu që kjo kompani merr mundësinë të punojë në projekte të shumta. Ajo ishte e lidhur edhe me ndërtimin e stadiumit në Leskoc.
Fjala vjen, kjo është faza e dytë e rindërtimit të plotë të shkollës së Bujanocit dhe fazën e parë, në vlerë prej më shumë se 200 milionë dinarë, e ka bërë Vijatori.
Për fazën e dytë, kontrata parashikon rikonstruksionin e sallës sportive me rregullim përdhese.
Përveç kësaj shkolle po punohet edhe në shkollën e mesme “Sveti Sava”.
Sipas kryeshefes së Drejtoratit komunal për investime dhe Zhvillim, Fazila Azemoviq, fillimi zyrtar i punimeve është më 8 qershor dhe kontraktori – sërish kompania Vijator – ka afat prej 300 ditësh kalendarike për të përfunduar rindërtimin e plotë.
Ky projekt kushton 200 milionë dinarë.
Paratë vijnë nga fondet evropiane.
FIRMA NGA NOVI SADI FITON TENDERIN PREJ 150 MILIONË DINARË
Bujanovačke16. Jun 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostPRISHJET MË TË SHPESHTA TE TELEFONAT E MENÇUR DHE SI T’I ZGJIDHIM ATO
Next PostAPGS: INFO – VRANJSKE I JANË EKSPOZUAR GJUHËS SË URREJTJES, INSTITUCIONET TË REAGOJNË