Veturat me targa të Serbisë, megjithatë mund të hyjnë në Kosovë

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15. qershor 2023. Në vendkalimin Konçul dhe Depcë afër Preshevës, automjetet e udhëtarëve lejohen të hyjnë në Kosovë, ndërsa qarkullimi i mallrave është i ndërprerë, kanë konfirmuar për Bujanovacke nga vendi i ngjarjes.
-Veturat me targa serbe mund të hyjnë në Kosovë me procedurë standarde që parasheh ngjitjen e stikerave. Nga ana tjetër, pala kosovare nuk i lejon të hyjnë të gjitha mjetet e ngarkesave, kamionët, furgonët – thonë bashkëbiseduesit tanë nga vendkalimi.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën në mbrëmje që të ndalojë hyrjen në Kosovë të të gjitha automjeteve me targa serbe, ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, transmeton portali ynë.
Në vendkalimet Jarinje dhe Merdarë po ashtu qarkullimi i udhëtarëve po zhvillohet normalisht, me kontroll të shtuar të automjeteve dhe udhëtarëve, por që nga dita e djeshme nuk lejohen të hyjnë automjetet mallrash me targa të Serbisë, njofton Kosova Online.
Ndalimi i hyrjes në Kosovë është miratuar dje pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *