FAKULTETI EKONOMIK NË BUJANOC, 90 BURSA NGA SHTETI PËR STUDENTËT E RINJË

Bujanoc, 19. qershor 2023. (Foto nga arkivi) – Departamenti i Bujanocit i Fakultetit Ekonomik në Suboticë ka siguruar 90 vende buxhetore për gjeneratën e re të studentëve të studimeve themelore akademike për këtë vit.
Afati i parë i konkursit, përkatësisht regjistrimi i kandidatëve për të dhënë provimin pranues në departamentin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, do të jetë më 29 dhe 30 qershor nga ora 08:00 deri në ora 14:00.
Me rastin e aplikimit për provimin pranues, kandidatët dorëzojnë çertifikatat e shkollës së mesme katërvjeçare, diplomën e dhënies së provimit të maturës, certifikatën e lindjes dhe kartën e identitetit të skanuar, thonë nga ky fakulteti.
Studentët e ardhshëm do të ndjekin programin e studimit Ekonomi dhe Biznes Ndërkombëtar dhe Evropian.
Provimi pranues është caktuar për 4 korrik në orën 10:00.
Vitin e kaluar në fakultetin në Bujanoc ishin regjistruar 82 brucoshë – 62 nga nacionaliteti serb dhe 20 nga nacionaliteti shqiptar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *