MUSTAFI PAS KTHIMIT NGA STRASBURGU: LUGINA EDHE MË E FORTË, ME E ETUR PËR LIRI DHE DREJTËSI

Bujanoc, 19. qershor 2023. (Foto nga Facebook) – Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht vizitën e tyre në Parlamentin Evropian (PE) në Strasburg, ku qëndruan për tre ditë gjatë javës së kaluar. Sipas Ragmi Mustafit, ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, është bërë një përparim i madh në lobimin për “të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.
Liderët shqiptarë, ndër të tjera, kanë biseduar me raportuesit e Parlamentit Evropian për Serbinë dhe Kosovën, Vladimir Bilčik dhe Viola von Karmon, me nënkryetarin e PE, Rainer Wieland dhe zyrtarë të tjerë.
“Kjo vizitë është vazhdimësi e avokimit të suksesshëm në SHBA për ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ky është projekti më serioz i hartuar me vizionin për të mbështetur dhe luftuar për të drejtat tona kombëtare në arenën ndërkombëtare”, tha Mustafi.
Ai ka falënderuar “Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti” për mbështetjen e dhënë.
“Lugina është më e fortë, më e vendosur për më shumë liri, barazi dhe drejtësi!”, tha Mustafi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *