Bujanoc, 23. qershor 2023. Për nxënësit e klasave të teta të shkollave fillore, provimi përfundimtar përfundon sot me testim në një nga pesë lëndët për të cilat janë përcaktuar më herët.
Testimi fillon në orën 09:00, njofton Ministria e Arsimit.
Bujanovaçke paraprakisht kishte njoftuar se në Bujanoc maturës së vogël do t’i nënshtrohen 125 nxënës. Dy ditët e mëparshme kanë zgjidhur teste nga gjuha amtare, përkatësisht matematikë.
Për testin e tretë të këtij viti, nxënësit zgjodhën për herë të parë se cilën lëndë do të merrnin, ndërsa vitet e kaluara iu nënshtruan një testi të kombinuar që përmbante pyetje nga pesë lëndë.
Shumica e nxënësve zgjodhën të marrin testin në biologji (38 përqind), pasuar nga gjeografia (29 përqind), historia (16 përqind), kimia (9 përqind) dhe fizika (8 përqind), dhe pyetjet u përgatitën nga Instituti për vlerësim të cilësisë së arsimit dhe edukimit, transmeton Tanjug.
Testet janë të shtypura në gjuhën serbe dhe në gjuhët e tetë pakicave kombëtare.
Siç njofton Ministria, në ditën e dytë të provimit përfundimtar, në testin e matematikës i janë nënshtruar 64.099 (99.6 për qind) nga 64.318 nxënës të regjistruar dhe gjithçka ka shkuar mirë.
Në ditën e parë të provimin përfundimtar, kur është zgjidhur testi nga gjuha serbe, përkatësisht gjuha amtare, kanë dalur 64.102 nxënës të klasës së tetë, ose 99.66 për qind, dhe 1.137 pjesëmarrës të arsimit bazë funksional të të rriturve – nga 1.581 (72 për qind) aplikues, që është më shumë se mesatarja e viteve të mëparshme.