Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. qershor 2023. Seanca e re e Kuvendit të Komunës së Bujanocit është caktuar për të hënën (26 qershor) pasi seanca e Kuvendit më 9 qershor praktikisht u pezullua për shkak se koalicioni qeverisës nuk kishte shumicën e nevojshme për të votuar pikat e propozuara të rendit të ditës.
Ndër to ishte edhe Vendimi për llogarinë përfundimtare të komunës për vitin 2022, të cilin opozita e vlerësoi si rënie të pushtetit lokal dhe kërkoi dorëheqjen e kryetarit të komunës Nagip Arifi. Afati për miratimin e këtij vendimi skadon më 30 qershor.
Kriza në koalicionin qeverisës u shkaktua nga konflikti mes Arifit dhe zëvendësit të tij Shqiprim Musliu – kryetar i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD).
Përndryshe, Musli refuzoi mbështetjen e katër këshilltarëve të tij për shkak se drejtori i Komunalisë Ruzhdi Halili (PD) ka ngritur padi kundër tij për shkak të borxhit prej 250 mijë dinarësh për shfrytëzimin e ujit në kafiterinë, pronar jozyrtar i së cilës është Musliu. Musliu dyshohet se ka kërkuar pranimin e punëtorëve të rinj në entet e drejtuara nga personeli i tij, gjë që Arifi e ka refuzuar.
– Meqë është caktuar seanca duhet të kenë rënë dakord. Pyetja e vetme është se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë, nëse Arifi i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Musliut apo kanë bërë ndonjë kompromis. Kjo do të dihet shumë shpejt – thotë bashkëbiseduesi ynë i njohur me situatën politike.
Rendi i ditës i propozuar për seancën e ardhshme nuk ndryshon nga ai i 9 qershorit.
Marrëveshja ndërkomunale për deponitë dhe menaxhimin e mbeturinave, vazhdimi i mandatit edhe për 6 muaj të Autoritetit të Përkohshëm që menaxhon NP “Komunalia”, në krye me Ruzhdi Halilin, si dhe shkarkimin nga pozita e ushtruesve të detyrës së drejtorit në Shtëpinë e Kulturës, Bibliotekës, Organizatës Turistike, QKS “Rinia” dhe Farmacisë, dhe më pas emërimi i të njëjtëve drejtorë si ushtrues detyre edhe për 6 muaj të tjerë.
ARRIHET MARRËVESHJA: SEANCA E KUVENDIT MBAHET TË HËNËN
Bujanovačke24. Jun 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostNGA BE 3.6 MILIONË EURO PËR BASHKËPUNIM NDËRKUFITAR ME MAQEDONINË E VERIUT
Next PostPARALAJMËRIM EDHE PËR BUJANOCIN: GJQTË VIKENDIT RREZIK NGA VËRSHIMET
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.