Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. qershor 2023. (Foto arkivi) – Për shkak të reshjeve të mëdha të parashikuara në ditët në vijim, Drejtoria për situata emergjente në Ministrinë e punëve të brendshme i ka dërguar një paralajmërim shtabit lokal për situata emergjente, përfshirë atë në Bujanoc, ka konfirmuar për portalin tonë shefi i shtabit Ali Asllani.
Paralajmërimi bën thirrje për marrjen e masave parandaluese dhe operacionale për të parandaluar dhe eliminuar pasojat e fatkeqësive të motit dhe për të mbrojtur jetën e njerëzve, pasuritë materiale dhe kulturore, si dhe gatishmërinë për t’u përballur me përmbytjet.
Asllani thotë se tashmë është duke u vepruar sipas këtij urdhëri.
– Po i vizitojmë pikat e rrezikut në territorin e komunës së Bujanocit për të konstatuar nëse është e nevojshme të ndërmerren veprime të menjëhershme. Bëhet fjalë për Sllatinën në fshatin Osllarë, Levosojë, përroin e Llopardicnës afër lagjes së re dhe në Banjë të Bujanocit. Shtabi është në gatishmëri dhe ne do të reagojmë menjëherë nëse ka nevojë, por shpresojmë të mos vie deri te kjo – thotë Aslani.
Sipas parashikimit, deri më 25 qershor reshje të dendura shiu dhe bubullima do të prekin lindjen dhe jugun e vendit.
PARALAJMËRIM EDHE PËR BUJANOCIN: GJQTË VIKENDIT RREZIK NGA VËRSHIMET
Bujanovačke24. Jun 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostARRIHET MARRËVESHJA: SEANCA E KUVENDIT MBAHET TË HËNËN
Next PostFIRMAT NGA VRANJA DO TA ASFALTOJNË RRUGËN NË BILAÇ, ME KOSTO 10.6 MILION DINARË
Related articles
DIPLOMATËT E SHBA–së NË BUJANOC DHE PRESHEVË: NË FOKUS TË DREJTAT E SHQIPTARËVE
Bujanovačke9. Oct 2024.