KUVENDI: RAMADANI KONSTATON SE DREJTORI I ENTIT PARASHKOLLOR PO I DISKRIMINON FËMIJËT SHQIPTAR, NDËRSA ARIFI FLET MBI 2EDUKATËN FAMILJARE” TË ALEKSIQIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26. qershor 2023. Kryetari i Kuvendit, Enver Ramadani, në seancën e Kuvendit ka thënë se drejtori i çerdhes Millovan Aleksiq i diskriminon shqiptarët duke refuzuar hapjen e grupeve për fëmijët shqiptarë, por edhe përmes punësimit, ndërsa njeriu i parë i Bujanocit, Nagip Arifi , thekson se komuna nuk ka asnjë autoritet në institucionin “Gëzimi ynë” edhe pse jep para për paga dhe shpenzime amteriale. Përveç kësaj, Arifi është marrë edhe me “edukatën familjare” të Aleksiqit.
– Nga 16 punëtorë që ka punësuar, vetëm dy janë nga komuniteti shqiptar – tha ndër të tjera Ramadani.
Arifi ka theksuar se “gjendja në çerdhe është e patolerueshme”.
“Për paga komuna jep 1.2 milionë euro ndërsa për shkak të drejtorit nuk kemi asnjë autoritet në atë institucion”, ka thënë Arifi.
Shefi i partisë së Aleksiqit, Nenad Mitroviq, kryetar i SNS-së në Bujanoc, i hodhi poshtë akuzat e Ramadanit dhe mbrojti drejtorin, duke thënë se nuk ka hapësira për grupet shqiptare dhe se problemi është kuadri. Më pas u ra dakord që këshilltarët serbë të marrin pjesë në punën e grupit punues që do të merret me problemet në këtë ent.
– Të krijohet një grup i përzier pune dhe të përcaktohen faktet për situatën në këtë ent, lidhur me punësimin dhe grupet. Nëse drejtori është shkaktar i problemit, pajtohem që ta zëvendësojmë atë, por fillimisht të konstatohet gjendja faktike – i është përgjigjur Mitroviq kryetarit të Kuvendit.
Gjatë fjalës së Arifit, Mitroviq e braktisi seancën dhe nuk iu përgjigj deklaratave të kryetarit të komunës për “kulturën familjare të Aleksiqit”.
– Kur e pyeta Mitroviqin se pse Aleksiqi sillet kështu, ai u përgjigj: “Kjo është kultura e tij familjare” – tha Arifi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *