MUSLIU FITON VENDE PUNE NË KËMBIM TË SHPËTIMIT TË SHUMICËS QEVERISËSE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26. qershor 2023. Kriza e pushtetit lokal në Bujanoc u zgjidh kur nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, mori atë që kërkoi nga partneri i koalicionit – kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ashtu edhe siç kishte paralajmëruar Bujanovaçke. Konkretisht, Kuvendi miratoi ndryshimin e Vendimit për numrin maksimal të të punësuarve në kohë të pacaktuar në Administratën komunale sikur edhe në entet dhe ndërmarrjet publike, në mënyrë që Musliu të mund të punësojë gjashtë bashkëpartiak të vet.

Punësimi i kuadrove nga Lëvizja për Progres Demokratik (LDP) të Musliut u bë i mundur me ndryshimin e vendimit të mëparshëm, me të cilin u zvogëlua numri maksimal i punëtorëve në Administratën Komunale dhe u rrit për dy vende pune në Shtëpinë e Kulturës, ndërsa me nga një vend pune në NP “Komunalia”, Organizatën Turistike , Bibliotekë dhe Qendrën Kulturore dhe Sportive “Rinia”.
Për shkak të refuzimit të Arifit për të përmbushur kërkesën e Musliut, shumica qeverisëse është vënë në pikëpyetje dhe seanca e fundit është ndërprerë, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.
Këshilltarët e opozitës shqiptare nga Alternativa për Ndryshim vlerësuan sot se bëhet fjalë për tregti klasike, duke e akuzuar Musliun se është gati të rrëzojë qeverisjen shqiptare për shkak të punësimit të anëtarëve të partisë së tij, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.
Se nuk ishte i drejtë ky lëshim ndaj zëvendësit të tij, Arifi e dëshmoi me daljen nga salla e Kuvendit kur kjo pikë ishte në radhë për t’u shqyrtuar, ndërsa ndryshimet e vendimit në fjalë i prezentoi Musliu.
Vendimin e kritikoi edhe këshilltari serb Stojança Arsiq, i cili theksoi se komisioni kompetent qeveritar nuk do të japë pëlqimin, sepse asgjë nuk është shpjeguar.
Siç tha ai, për miratimin e këtij vendimi nuk mjafton as fakti se nuk është ndryshuar numri total i vendeve të punës (467) në sektorin publik.
– Duhet të kishit sqaruar pse po e zvogëloni numrin maksimal të punëtorëve në Administratën komunale, kur e dini se atje ka mungesë të punëtorëve dhe po i rritni në vende të tjera. Çfarë racionalizimi është për ju – pyeti Arsiq.
Marrëveshja mes Arifës dhe Muslit ka mundësuar edhe miratimin e Vendimit për llogarinë përfundimtare të komunës për vitin 2022 në afatin e paraparë me ligj, për të cilin ka shkruar edhe Bujanovaçke.
Shumica votuan edhe për autorizimin e kryetarit të komunës për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkomunale për deponitë dhe menaxhimin e mbeturinave, duke i zgjatur mandatin edhe për 6 muaj Autoritetit të Përkohshëm që menaxhon NP “Komunalia”, në krye me Ruzhdi Halilin.

Me këtë rast u shkarkuan edhe ushtruesit e detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Kulturës, Bibliotekës, Organizatës Turistike, QKS “Rini”, e më pas të njëjtët kandidatë u emëruan edhe për 6 muaj të tjerë.

Gjithashtu, për shkak të skadimit të mandatit, është shkarkuar edhe u.d. së drejtorit të Barnatores Naser Asani, ndërsa në vend të tij u emërua Valbon Salihu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *