Bujanoc, Nish, 26. qershor 2023. – Organizatat dhe institucionet e shoqërisë civile nga territori i rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës, si dhe rajoni i Shkupit në Maqedoninë e Veriut, me gjithsej 850,000 qytetarë, do të mund të aplikojnë për 3.6 milionë euro nga Bashkëpunimi Ndërkufitar Serbi-Maqedonia e Veriut.. Qëllimi i programit është disponueshmëria më e madhe e shërbimeve sociale dhe shëndetësore për grupet vulnerabël, si dhe më shumë përmbajtje kulturore për të gjithë banorët e territorit të përfshirë në këtë Program.
Mbështetja për kujdesin shëndetësor dhe përfshirjen sociale dhe kulturore, si dhe promovimi i turizmit, janë qëllimi i programit të ri të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, i financuar nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja trepalëshe e financimit është nënshkruar në Nish, në kuadër të “Javës së Mundësive të BE-së”, nga ministrja për Integrime Evropiane Tanja Mishçeviq, nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Bojan Mariçiq dhe shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi. Emanuel Giofre
Giofre theksoi se marrëveshja do të ofrojë mbështetje shtesë financiare në zhvillimin e turizmit, përfshirjes sociale, kulturore dhe shëndetësore të shoqërisë dhe e gjithë kjo do të nënkuptojë përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Ministrja për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviq, tha se nga viti 2004 deri në vitin 2020 janë realizuar rreth 1.600 projekte nga mbi 1.000 organizata dhe më së shpeshti ato kanë qenë pushtetet lokale, organizatat joqeveritare, por edhe shkollat, spitalet dhe kopshtet.
– Bëhet fjalë për një interes të përbashkët – që qytetarët ta ndiejnë procesin, se procesi nuk po ndodh vetëm në Bruksel, por në secilën nga vetëqeverisjet tona lokale dhe është thellësisht i lidhur me secilin individ. Më shumë se 100,000 qytetarë të Serbisë ndjenë përfitimin më të drejtpërdrejtë nga këto projekte – tha Mishçeviq.
Ky është programi i dytë i bashkëpunimit ndërkufitar mes këtyre dy vendeve. Buxheti i përgjithshëm i programit të miratuar nga Komisioni Evropian më 3 qershor 2022 arrin në 9.7 milionë euro, nga të cilat 8.4 milionë euro janë të bashkëfinancuara nga BE.
NGA BE 3.6 MILIONË EURO PËR BASHKËPUNIM NDËRKUFITAR ME MAQEDONINË E VERIUT
Bujanovačke27. Jun 2023.EKONOMI, FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKUVENDI: RAMADANI KONSTATON SE DREJTORI I ENTIT PARASHKOLLOR PO I DISKRIMINON FËMIJËT SHQIPTAR, NDËRSA ARIFI FLET MBI 2EDUKATËN FAMILJARE” TË ALEKSIQIT
Next PostARRIHET MARRËVESHJA: SEANCA E KUVENDIT MBAHET TË HËNËN