KUSH JANË “MBROJTJA CIVILE” DHE “BRIGAD E VERIUT”, ORGANIZATA QË QEVERIA E KOSOVËS I SHPALLI TERRORISTE

Bujanoc, 30. qershor 2023. (Foto xhirim nga ekrani Kossev) – Qeveria e Kosovës i shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, sepse këto organizata në veri të Kosovës paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës”, shkruan Koha e Prishtinës. Ky vendim është marrë me propozim të ministrit të Policisë së Kosovës, transmeton portali Kossev.
Në bazë të vlerësimeve të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës, formacionet ilegale ‘Mbrojtja Civile’ dhe komponenti i saj ‘Brigada e Veriut’ paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës”, ka theksuar Kurti.
Ministri i policisë Xhelal Sveçla theksoi se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten “një nga shqetësimet kryesore”.
Sipas Kohës, ai ka thënë se institucionet e sigurisë janë duke punuar në identifikimin dhe reagimin ndaj “kërcënimeve ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”.
“Janë këto dy grupe që me dhunë dhe shantazh po e pengojnë bisedën me qytetarët lokal. Jemi të bindur se vënia para drejtësisë e anëtarëve të këtyre dy subjekteve është garanci se dialogu dhe bashkëpunimi janë të mundshëm dhe do të sjellin rezultate”, tha Sveçla.
Koha raporton se këtë propozim e ka kundërshtuar ministri i Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe se ka kërkuar nga Sveçla që ta rishqyrtojë propozimin, në mënyrë që “të mos merren vendime të nxituara”.
Rashiq, shton kjo media, ishte edhe i vetmi kundër vendimit gjatë votimit.
Sipas portalit Kossev, “Mbrojtja Civile” në veri të Kosovës është shfuqizuar dhe anëtarët e saj janë integruar në disa ministri të Kosovës në bazë të marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për Mbrojtjen Civile, e cila është arritur në mars të vitit 2015.
Sa i përket Brigadës Veriore, publiku i gjerë e mori vesh verën e kaluar kur në rrugët e Mitrovicës u shfaqën mbishkrime “Jemi këtu, mos u shqetësoni – Brigada Veriore”, dhe më pas hapën llogari në rrjetet sociale me të njëjtin emër.
Presidenti serb foli edhe për “Brigadën Veriore” menjëherë pas shkrimit të grafitit, duke u shprehur se “është i shqetësuar për dëshirën e serbëve për t’i rezistuar dhunës shqiptare”.i
Ndonëse në mbishkrime ishte shkruar “Brigada e Veriut”, Vuçiq tha se ishte “Brigada Ver”, pasi “Brigada e Veriut” është një grup tifozësh të Cërvena Zvezdës, duke e korrigjuar gazetarin në konferencë për media.
Me përjashtim të grafiteve dhe komenteve në rrjetet sociale, ata që janë paraqitur me këtë emër nuk janë paraqitur asnjëherë publikisht dhe as nuk ka pasur ndonjë informacion të konfirmuar në dispozicion të publikut nëse ekziston një organizatë me këtë emër dhe çfarë bën.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *