KUFIZIMET E UJIT NË FSHATRAT E BUJANOCIT, ORARI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 4. korrik 2023. Qeveria komunale në Bujanoc të premten i dha pëlqimin Ndërmarrjes publike për Planin e kufizimit të ujit të pijshëm për periudhën verore. Pritet që kufizimet të zgjidhin situatën e rënduar të furnizimit me uj në komunë.
Kufizimet do të jenë në fshatrat Karadnik, Sërpska Kuqë, Lilancë, Zhuzhelicë, Lluçan, Turi, Tërrnoc, Llopardincë, Levosojë dhe Osllarë.
Fshatrat janë ndarë në zona dhe uji do të shkyçet pasdite për 5 orë, përveç Levosojës dhe Osllarës që do të jenë pa ujë, një orë më gjatë.

Orarin mund ta shihni në tabelën e mëposhtme.

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, Sali Salihi, tha për portalin tonë se plani ka filluar të zbatohet që nga 1 korriku, por se gjithçka do të varet nga situata në terren.
Kufizime paraprakisht kishte paralajmëruar kryetari i komunës, Nagip Arifi, për të cilat Bujanovaçke tashmë ka shkruar.
Drejtori i NP Komunalia Ruzhdi Halili nuk i është përgjigjur Bujanovaçkes nëse Tërnoci do të jetë pa ujë sot nga ora 15 deri në 20, sipas orarit. Ne i kërkuam atij të konfirmojë nëse ka filluar aplikimi i kufizimeve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *