Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5. korrik 2023. Për të tretin vit radhazi në komunën e Bujanocit shtimi natyror është negativ, sepse në vitin 2022 ka pasur më shumë vdekje sesa lindje. Vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të Entit reoublikan statistikor (ERS) kanë vdekur 394 banorë ndërsa kanë lindur 386 foshnja,.
Krahasuar me vitin 2021 (-142), rezultati negativ në shtimin natyror të poipullësisë është dukshëm më e ulët – numri i vdekjeve është më i ulët, si dhe numri i të porsalindurve.
Në vitin 2021 kanë vdekur 547 Bujanocas dhe kanë lindur 405, pra 19 më shumë se vitin e kaluar.
Vetëm katër qytete dhe komuna në Serbi, përfshirë Preshevën, shënuan rritje pozitive natyrore në vitin 2022. Më shumë lindje se vdekje ka pasur në Novi Pazar, Sjenicë dhe Tutin.
Vitin e kaluar në Preshevë kanë lindur 347 persona dhe kanë vdekur 248 persona.
Në rrethin e Pçinjës shtimi natyror është në minus 854, pasi ka më shumë vdekje sesa lindje.
Në nivel të gjithë vendit u regjistrua sërish një rritje negative, prej -46.503, që është ende dukshëm më e mirë se në vitin 2021, kur minus ishte 74.442.
GJATË VITIT 2022 NË BUJANOC KISHTE MË SHUMË TË VDEKUR SE TË LINDUR
Bujanovačke5. Jul 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostTË PREMTEN MBAHET PROTESTA “VRANJA KUNDËR DHUNËS”
Next PostPUSHTETI NË PRESHEVË E KA HUMBUR SHUMICËN, NË PRAG TË MASAVE TË PËRKOHËSHME