TË PREMTEN MBAHET PROTESTA “VRANJA KUNDËR DHUNËS”

Bujanoc, 5. korrik 2023. (Vranjenews) – Protesta e tretë “Vranja kundër dhunës” do të mbahet të premten (7 qershor), nga ora 19:00 në shëtitoren para shtëpisë së mallrave në Vranjë, njoftuan organizatorët.
– Edhe një herë, ftojmë të gjithë qytetarët e lirë të qytetit tonë, por edhe të gjithë rrethit të Pçinjës, të mblidhen në numër edhe më të madh dhe t’u dërgojnë qeveritarëve mesazhin se çfarë mendojmë për ta dhe mënyrën se si ata kanë qeverisur për 11 vitet e fundit – thuhet në ftesë.
Ashtu si dy herët e mëparshme, organizatorët apelojnë tek bashkëqytetarët që të ecin me dinjitet dhe qetësi deri në plotësimin e të gjitha kërkesave sepse siç thonë ata Serbia duhet të ndalet.

– Shihemi të premten në vendin e vjetër – thonë organizatorët.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *