Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 8. korrik 2023. Të premten në Vranjë është mbajtur tubimi i tretë “Vranja kundër dhunës”, ku sipas vlerësimeve të mediave janë mbledhur rreth njëqind qytetarë. Të tubuarëve iu drejtua Dejan Dimiq, profesor i asociuar i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Nishit.
Pas leximit të kërkesave zyrtare, qytetarët e Vranjës të mbledhur në shëtitoren në rrugën kryesore, kanë nisur një shëtitje proteste, raporton Nova rs.
Protesta u hap zyrtarisht nga studenti i drejtësisë nga Vranja, Radomir Arsiq, një nga folësit në takimin e kaluar.
Një fjalim para turmës mbajti profesor Dimiq, një anëtar i shquar i komunitetit akademik në jug të Serbisë, i cili tha se ai foli si vranjas dhe vazhdoi fjalimin e tij në dialekt.
Ai i tha turmës se i admironte sepse, kur “dhuna në vend po lulëzon në të gjitha nivelet”, ata dolën në rrugë me guxim dhe dinjitet.
– E di që shumë prej jush kanë probleme si në mjedisin tuaj të afërt ashtu edhe në atë më të gjerë për shkak të kësaj. Ndaj faleminderit që shprehët mendimin tuaj – tha ai.
Ai theksoi se situata do të përmirësohet kur të mos ketë më arsye për të dalë në rrugë. Thjesht për t’u treguar anëtarëve të qeverisë se qeveria nuk është një kategori e përjetshme”, tha ai.
Studenti i drejtësisë Radomir Arsiq lexoi edhe një herë kërkesat zyrtare nga protesta kundër dhunës dhe i ftoi të pranishmit në një shëtitje proteste përmes rrugës Beogradska në Partizanska përmes rrethrrotullimit, pastaj në ndërtesën e Administratës së Qytetit në Sheshin e Republikës dhe përsëri përgjatë shëtitores deri në pikën e tubimit, afër Shtëpisë së mallrave.
VRANJA KUNDËR DHUNËS: “TË GUXIMSHMIT DHE DINJITARËT DOLËN NË RRUGË”
Bujanovačke8. Jul 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR KËRKON NGA POLICIA TA RRESPEKTOJ PARIMIN E DYGJUHËSISË
Next PostBUJANOCASI QË U DËNUAR ME 4 VJET BURG PËR 1.3 KG HEROINË