Bujanoc, 10. korrik 2023. Grupi muzikor nga Presheva do të mbajë sonte koncert në shëtitoren e re në Bujanoc, nga ora 20:30. Përveç se nën tingujt e muzikës, bujanocasit do t’i argëtojë edhe një stand-up humorist dhe aktor nga Gjakova, i cili do të performojnë në pushimin e blloqeve muzikore, thotë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili.
– Kësaj radhe kemi ndërruar vendin, kështu që tani koncerti do të jetë në pjesën e shëtitores që ne e quajmë pazari i vjetër, sepse duam ta ringjallim edhe atë pjesë të qendrës – thotë Ismaili.
Në pyetjen se kur qytetarët e Bujanocit mund të presin disa ngjarje kulturore në gjuhën serbe, Ismaili përgjigjet:
– Sigurisht që do të ketë një koncert për publikun serb, por ende nuk e dimë datën. Zyrtari ynë për kulturë, Vladica Stojkoviq, është në negociata me disa këngëtarë, ende nuk kemi një datë të caktuar, por patjetër do të jetë diçka e mirë – shton Ismaili.
Vera tradicionale kulturore në Bujanoc për shqiptarët filloi në qershor, kur në sheshin e qytetit në Bujanoc u mbajt koncerti i Ansamblit Kombëtar Shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Patronat i atij koncerti, si dhe i koncertit të sontëm, janë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) dhe Shtëpia e Kulturës.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…