FILLON RENOVIMI I PARALELES SË NDARË TË KOPSHTIT TË BUJANOCIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12. korrik 2023. Hapësirat e kopshtit për fëmijë në paralelen e ndarë në Shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc së shpejti do të rinovohen, për të cilën Komuna do të paguajë 3 milionë dinarë.
Punimet kanë nisur të martën, njoftuan nga Komuna e Bujanocit.
Hapësirat e entit parashkollor, paralelja në gjuhën shqipe në Shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, së shpejti do të marrin pamje të re, sepse sot ka filluar renovimi i tyre”, thuhet në njoftim.
Punimet përfshijnë rregullimin e dyshemesë, dyerve të brendshme, suvatimin, nyjet sanitare dhe inventarin e brendshëm.
Kontraktor është kompania preshevare “Saba Bellça”, ndërsa projekti kap koston e 2,96 milionë dinarëve, pa TVSH.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *