Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12. korrik 2023. (Foto nga arkivi) – Banorët e Bujanocit që jetojnë apo kultivojnë arat rrugës për në fshatin Levosojë mund të marrin frymë të lehtësuar, sepse derri i egër “endacak” nuk do t’i kërcënojë më. Kryetari i Shoqatës së gjuetarëve të Bujanocit “Pëllumbi”, Nenad Kostiq, ka konfirmuar për portalin Bujanovaçke se kafsha e egër është dëbuar nga kjo zonë.
– Derri është larguar ashtu siç duhet të largohet dhe se qytetarët tani janë të sigurt – tha sot Kostiq.
Ai nuk saktësoi nëse gjuetarët e kanë qëlluar derrin e egër apo nëse ai është kthyer disi në zonën nga ka ardhur pranë qytetit.
Kujtojmë se bujanocasit që kultivojnë arat pranë rrugës për në Levosojë kanë pohuar se një derr i egër kishte ikur zona e gjuetisë afër Bujanocit, me ç’rast kishte shkatërruar të mbjellat dhe rrezikonte sigurinë e njerëzve dhe fëmijëve në atë zonë, gjë për të cilën Bujanovaçke kishte shkruar më herët.
Menaxheri i zonës së gjuetisë, Nikolla Velkoviq, paraprakisht ka mohuar për portalin tonë se derri i egër ka ikur nga zona dhe ka pohuar se janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e të mbjellave.
– Tani është hapur sezoni i gjuetisë ndaj derrave të egër, por merren të gjitha masat për mbrojtjen e të mbjellave. Të gjitha kulturat që sulmohen nga kafshët e egra janë të mbrojtura në aspektin e organizimit të gjuetisë – tha më herët Velkoviq.
Sipas Velkoviqit, asnjë derr i egër nuk ka ikur, por kemi të bëjmë me kafshë të egra nga zona e gjuetisë që lëvizin brenda kornizës së parashikuar.
GJUETARËT E BUJANOCIT: DERRI I EGËR U MËNJANUA, QYTETARËT TANI JANË TË SIGURTË
Bujanovačke13. Jul 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostTHERRET ME THIKË NJË BURRË NË TËRNOC
Next PostFILLON RENOVIMI I PARALELES SË NDARË TË KOPSHTIT TË BUJANOCIT