Shkruan: N. Behluli
Bujanoc, 14. korrik 2023. Kushdo që e ka parë kaosin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës dhe Albin Kurtin në foltore, derisa po shtyheshin e ziheshin rreth tij, nuk mund të mos kujtohej se tetë vjet më parë ishte pikërisht ai që ia futi Kosovës një mënyrë të tillë të betejave në skenën politike.
Kujtojmë se në vitin 2015 Vetëvendosje ishte në opozitë. Kurti më pas organizoi demonstrata dhe ndërpreu seancat e Kuvendit të Kosovës duke kërkuar që të anulohet marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe. Tani i kthehet atij në të njëjtën masë.
Në thelb, edhe atëherë edhe tani, opozita sulmoi qeverinë për përpjekjen për të integruar serbët në shtetin e Kosovës.
Çdo përpjekje për t’i dhënë dorën serbëve shpallet tradhti dhe kjo është akuza më e fortë që opozita mund t’i bëjë pushtetit.
Një situatë të ngjashme kemi edhe në Luginën e Preshevës. Shqiptarët këtu janë të përfshirë në jetën e shtetit serb, kanë pushtet lokal dhe janë të përfaqësuar në Kuvendin e Serbisë për një çerek shekulli, por partitë që nuk fitojnë shumicën në zgjedhje sulmojnë në të njëjtën mënyrë pushtetarët, si në Prishtinë – duke i akuzuar për tradhti të interesave kombëtare.
Pra, fjala është për politikanë joserioz.
Prosperiteti i një vendi varet nga ajo se sa të kënaqur janë banorët e tij me jetën e tyre. Prandaj politikanët seriozë dhe shtetet serioze nuk do të lejojnë që një komunitet i tërë nacional të përjashtohet nga jeta politike për për pakë poena politikë te votuesit .
Kjo vlen për Kosovën, Serbinë dhe Ballkanin.
Integrimi i plotë i serbëve në Kosovë dhe i shqiptarëve në Serbi është në interes të këtyre pakicave kombëtare, por edhe në interes të shteteve, si Serbisë ashtu edhe Kosovës.
Mjaftë më me këtë vendnumrim, është koha e fundit të ecim përpara dhe të kapim hapin me botën që po na ikën gjithnjë e më shumë.
Početna FILLIMI BEHLULI: ËSHTË KOHA E FUNDIT QË SERBËT DHE SHQIPTARËT TË ECIN PËRPARA PËR TA ARRITUR BOTËN E QYTETËRUAR
BEHLULI: ËSHTË KOHA E FUNDIT QË SERBËT DHE SHQIPTARËT TË ECIN PËRPARA PËR TA ARRITUR BOTËN E QYTETËRUAR
Bujanovačke14. Jul 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostPËRVJETORI I DEKLARATËS SË KËSHILLTARËVE SHQIPTARË NË JUG TË SERBISË ME TË CILËN KËRKONIN PËRFSHIRJEN NË DIALOGUN BEOGRAD - PRISHTINË
Next PostLIDERI I KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE I RAPORTON KURTIT: NË BUJANOC PO RENOVOHEN SHKOLLAT SERBE - DISKRIMINIM