LIDERI I KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE I RAPORTON KURTIT: NË BUJANOC PO RENOVOHEN SHKOLLAT SERBE – DISKRIMINIM

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 14. korrik 2023. (Foto: pamje nga shkollat e Bujanocit që po rinovohen) – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Nevzad Lutfiu, është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka njoftuar, siç pretendon ai, për diskriminimin që pësojnë shqiptarët në Serbi. Për Lutfiun, rinovimi i dy shkollave të Bujanocit ku mësimi zhvillohet në gjuhën serbe është i diskutueshëm.
“E njoftova Kurtin se në Bujanoc janë duke u rinovuar dy shkolla, në të dyja vijojnë nxënësit serbë, ndërsa shkollat ku mësojnë nxënësit shqiptarë janë në gjendje të keqe”, ka thënë Lutfiu në Facebook.
Kujtojmë se në Bujanoc është duke u rindërtuar objekti i gjimnazit “Sveti Sava”, i cili ishte në gjendje aq katastrofike sa që po shembet edhe tavani.
Është duke u rinovuar edhe shkolla më e madhe fillore “Branko Radiçeviq”, gjendja e së cilës po ashtu ishte në prag të funksionimit.
Lutfiu nuk përmendi se janë gati projekte për rinovimin e disa shkollave ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
Sipas tij, tema e bisedës me Kurtin ka qenë diskriminimi që ka ndodhur në konkursin e fundit të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë.
– Kemi biseduar edhe për çështjen e fondit për Luginën dhe kam premtuar se fondi do t’i shpërndahet secilit sipas meritës së tij – thotë Lutfiu.
Presidenti i ri i KKSH-së u bë i njohur për opinionin e gjerë pasi inicoi nismën për ndryshimin e emrit të shkollës “Desanka Maksimoviq” në Bilaç, pasi siç tha ai, “është një fyerje e madhe për shqiptarët” që shkolla në fshatin e dytë më të madh shqiptar në komunë mban emrin e potes serbe.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *