NDËRMARRËSIT NË PRITJE TË VENDIMIT MBI SUBVENCIONET, NDËRSA NGA KOMISIONI PËRGJIGJEN: JEMI DUKE PUNUAR, JANË 222 APLIKIME

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13. korrik 2023. Ndërmarrësit nga Bujanoci, të cilët presin subvencione nga Komuna përmes konkursit të shpallur paraprakisht, janë sërish të pakënaqur me punën e komisionit që vlerëson aplikacionet e tyre dhe deklarojnë se publikimi i rezultateve është vonuar.
– Afati i aplikimit ishte 13 qershori dhe u tha se rezultatet do të dilnin brenda 14 ditëve. Ka kaluar saktësisht një muaj dhe ende nuk ka asnjë rezultat apo informacion. Si sipërmarrës nuk e dimë se ku jemi, sepse kemi dërguar profatura dhe tani po presim kot, nuk dimë nëse të porosisim atë që kemi planifikuar të blejmë, të përmirësojmë ambientet tona apo jo – tha për portalin tonë një nga sipërmarrësit lokal
I pyetur se kur do të marrë vendim komisioni i vlerësimit të projekteve se kush do të marrë subvencione dhe në çfarë mase, kryetari i komisionit, Besart Bakiu, nuk ka mundur të thotë diçka më të saktë dhe konkrete përveç se “së shpejti”.
– Kemi pasur një takim sot. Rezultatet e konkursit do të publikohen së shpejti. Jemi duke punuar në të – tha Bakiu.
Nga ai mësuam se janë 222 aplikime për 20 milionë dinarë, të cilat Komuna i ka përgatitur për stimulim në ndërmarrësi.
Ndarja e subvencioneve për ndërmarrësit më herët ka shkaktuar pakënaqësi tek ata të cilëve u dedikohen mjetet, ndërsa më së shumti probleme kanë ndodhur para dy viteve, për të cilat Bujanovaçke ka shkruar disa herë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *