PËRVJETORI I DEKLARATËS SË KËSHILLTARËVE SHQIPTARË NË JUG TË SERBISË ME TË CILËN KËRKONIN PËRFSHIRJEN NË DIALOGUN BEOGRAD – PRISHTINË

Bujanoc, 14. korrik 2023. Sot, pesë vjet më parë, këshilltarët shqiptarë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja miratuan një deklaratë politike duke kërkuar që zona e këtyre tri komunave në jug të Serbisë të përfshihet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Deklarata është miratuar në seancën e mbajtur në Bujanoc.
Në seancën e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë më 14 korrik 2018, u tha se “pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nuk mund të ketë normalizim të vërtetë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në jug të Serbisë nuk kanë hequr dorë nga kjo kërkesë edhe sot e kësaj dite, ndërsa deputeti popullor dhe kreu i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi është ai që avokon më së shumti për përfshirje në dialog dhe reciprocitet.
Megjithatë, kërkesa nuk u plotësua.
Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë në fakt ka kërkuar “angazhimin e Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të paraqitura në këtë Deklaratë”.
Ndërsa këto ishin qëllimet e shprehura:
1. Realizimi i plotë i të drejtave kolektive të shqiptarëve, në përputhje me standardet më të larta të përcaktuara në dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikat përkatëse (Ishujt Holandez, Tiroli Jugor dhe Kosova);
2. Rritje e ndjeshme e monitorimit të vazhdueshëm të bashkësisë ndërkombëtare për të vlerësuar gjendjen reale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës;
1. Të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit të Kosovës dhe Serbisë duhet të pritet që të përfshijnë dhe zgjidhin statusin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të kërkojnë zgjidhje duke zbatuar parimin e RECIPROCITETIT në raport me të drejtat e serbëve në veriun e Republikës së Kosovës.
Kjo ishte seanca e fundit e përbashkët e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *